Tirana Shopping

Rreth Projektit

TiranaShopping eshte nje ide e lindur prej vitesh qe tashme pati fatin te marre jete. Me zhvillimin e internetit ne Shqiperi, ne kohet e sotme jane te pakte personat qe nuk kane akses ne nje kompjuter dhe aq me te pakte ata qe nuk shfletojne internetin. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore e zhvillimit te kesaj ideje.

Qellimi kryesor eshte qe TiranaShopping te kthehet ne nje pike virtuale per te eksploruar mundesite e pafundme qe Tirana ofron ne blerje. Mund te jene rezidente te qyetit, nga rrethe te tjera apo jashte Shqiperie; kjo s'ka aspak rendesi. Per aq kohe sa jeni te interesuar ne produktet qe Tirana ofron, qofshin veshje, elektro-shtepiake, mobileri e shume te tjera, ne kete faqe do keni mundesine te shihni dyqanet, produktet dhe cmimet e tyre. Per me teper, cdo dyqan ka mundesine te publikoje ofertat speciale dhe kupona te dedikuar per TiranaShopping. Jo vetem qe shfletoni ne rehatine e shtepise apo zyres tuaj, por edhe perfitoni monetarisht.

I gjithe ky vellim informacioni, qe po shtohet dita-dites, eshte bere qe te jete maksimalisht i aksesueshem. Dyqanet jane te kategorizuar sipas zones ku ndodhen dhe produkteve qe ofrojne duke perfshire cmime reference. Opsionet e filtrimit lejojne akoma me liri ne zgjedhje, duke mundesuar edhe zgjedhjen e cmimeve. Kemi menduar gjate qe te ofrojme eksperiencen me te mire dhe te kendshme per ju. Te gjitha lehtesirat ju bejne te perqendroheni ne produktet qe kerkoni dhe jo ne menyren si ta gjeni ate! Shpresojme ta kemi arritur qellimin.

Si nje projekt qe ne thelb ka interaktivitetin, permiresimet ne te do te jene te vazhdueshme. Krahas lehtesirave per shfletimin e faqes, kemi ndermend shume opsione te reja qe do ju bejne te ktheheni shpesh. Me interesanti, per te cilin po punojme me dyqanet per ta realizuar, eshte reklamimi i produkteve specifike. Eshte e sigurte qe vetem kjo e fundit do i jape nje dinamike teresisht te re faqes.

Ju sigurohuni te na vizitoni shpesh. Ne mendojme per te tjerat :)

Stafi i TiranaShopping